Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

Gjashtë palestinezë, mes tyre dy fëmijë, u vranë të enjten nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa në Kajro po zhvillohen negociata intensive për zbatimin e një plani të ri armëpushimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.

Sipas burimeve pranë negociatave, bisedimet mes ndërmjetësuesve dhe Hamasit kanë shënuar përparim të rrallë. Megjithatë, mbeten mosmarrëveshje të rëndësishme mbi çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza. Izraeli kërkon çarmatimin e plotë të Hamasit si kusht për çdo marrëveshje, ndërsa Hamasi këmbëngul që tërheqja e trupave izraelite duhet të vijë e para.

Autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se viktimat përfshijnë dy fëmijë, një grua dhe tre burra. Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur objektiva të lidhura me militantët e Hamasit.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gaza, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit janë vrarë mbi 1.200 palestinezë, shumica civilë, ndërsa autoritetet izraelite raportojnë se katër ushtarë izraelitë janë vrarë nga militantët gjatë së njëjtës periudhë. /rtsh/

Share This