Përplasje mes Netanyahut dhe shefit të IDF për pushtimin e Gazës

Përplasje mes Netanyahut dhe shefit të IDF për pushtimin e Gazës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Shefi i Shtabit të IDF, Eyal Zamir, janë përplasur ashpër lidhur me planin për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës.

Sipas mediave izraelite, Zamir e ka cilësuar planin si “kurth për ushtrinë”, duke paralajmëruar rrezik serioz për jetën e pengjeve dhe lodhje të trupave.

Përplasjet janë shtuar edhe pas një postimi të Yair Netanyahut, djali i kryeministrit, i cili e akuzoi Zamirin për tentativë për “grusht shteti ushtarak”. Në përgjigje, Zamir pyeti: “Pse po më sulmoni në mes të luftës?”

Zamir ka propozuar një qasje graduale, me rrethim të qyteteve në Gaza dhe sulme të përqendruara, ndërsa Netanyahu kërkoi përgatitjen e planeve për pushtim të plotë.

Kabineti pritet të vendosë këtë javë për miratimin e planit, ndërkohë që IDF aktualisht kontrollon rreth 75% të Gazës. Fati i të paktën 20 pengjeve që besohet se janë ende gjallë mbetet i paqartë.

Share This