Erik Ten Hag nuk lejon largimin e Xhakës: Ai është një lider

Erik Ten Hag nuk lejon largimin e Xhakës: Ai është një lider

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka është kthyer në çështje te Bayer Leverkuseni.

Pasi agjenti i tij e shprehu se dëshira e mesfushorit shqiptar është të kthehet në Angli, për të luajtur me Sunderlandin, trajneri Erik Ten Hag ka reaguar.

“Agjenti i Xhakës mund të thotë çfarë të dojë, por klubi i tij i ka lënë tashmë tre lojtarë të rëndësishëm të largohen, dhe nuk do të lejojmë të tjerë të ikin. Graniti është një lider, ka akoma tre vite të mbetura kontratë këtu”, u shpreh Ten Hag.

Çfarë kishte thënë më parë Hoze Noguera Rodrigez është:

“Është ë vërtetë që ka një akord në parim mes klubit dhe lojtarit, ne kemi qenë gjithmonë në kontakt me Bajer Leverkusenin dhe ata që e drejtojnë kanë qenë gjithmonë të ndërgjegjshëm për situatën. Ne kemi kërkuar leje që të flasim me Sunderlandin, Leverkuseni pranoi si shenjë respekti ndaj Granitit. Tani çdo gjë është në dorën e klubeve”.

Xhaka nuk po gjen aspak qetësi në këtë merkato vere. Dhe tashmë nuk është Milani në mes, por një klub anglez.

Share This