Reali nxjerr në shitje mesfushorin, kërkohen 70 milionë euro

Reali nxjerr në shitje mesfushorin, kërkohen 70 milionë euro

Real Madridi po përgatitet për ndryshime në organikë për sezonin 2026/27 dhe emri që mund të sakrifikohet në merkato është ai i Eduardo Camavingas.

Sipas raportimeve të fundit, gjigantët spanjollë janë gati të dëgjojnë oferta për mesfushorin francez, duke i vendosur një çmim fillestar prej 70 milionë eurosh.

Drejtuesit e “Los Blancos” janë të pakënaqur me ritmin e zhvillimit të 23-vjeçarit pas largimit të veteranëve Toni Kroos dhe Luka Modric.

Pozitat e Camavingas në formacion janë lëkundur edhe më shumë pas shpërthimit të talentit Thiago Pitarch, si dhe afrimit të mundshëm të Nico Paz pas shkëlqimit te Como, raporton tvklan.

Gjatë këtij sezoni, francezi ka regjistruar vetëm dy gola dhe një asist në rreth 1,665 minuta lojë, shifra këto që duket se kanë bindur hierarkinë madrilene për të konsideruar shitjen e tij gjatë verës.

Share This