Allegri: Napoli favorit për titullin, Milani në disavantazh pa Evropën

Allegri: Napoli favorit për titullin, Milani në disavantazh pa Evropën

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, në një konferencë për media para miqësores ndaj Perth Glory, ka fundin fundin e turneut veror të kuqezinjve.

Ai theksoi rëndësinë e ndeshjes për përgatitjen fizike, taktike dhe mendore të ekipit.

I pyetur për favoritët për titullin në Serie A, Allegri u shpreh së Napoli është favorit për titull të kampionit në edicionin e ri.

“Napoli është favorit, si fitues në fuqi. Pas tij vjen Interi, pastaj Juventusi, Atalanta, Roma, Fiorentina dhe Lazio”, tha Allegri.

Ai mendon se mungesa në garat evropiane është një disavantazh.

“Milani duhet të luajë në Champions për të fituar përvojë”, pohoi Allegri.

Ai konfirmoi se prurjet e reja, Luka Modriq dhe Santiago Gimenez, do t’i bashkohen ekipit së shpejti, ndërsa Estupinan po përshtatet me grupin.

Milani do të ketë 15 ditë përgatitje përpara debutimit në Kupën e Italisë ndaj Barit.

Share This