
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë e pensionistë
Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë.
“Është ekzekutuar mbështetja e njëhershme për kategoritë e pensioneve me 100 euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Po ashtu, Ministria ka njoftuar edhe për ndarjen e 100 eurove edhe për fëmijët.
“Është ekzekutuar mbështetja e njëhershme për fëmijët me 100 euro”, thuhet në njoftim.

