
Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve, si dhe përgjegjësinë institucionale për parandalimin e këtyre dukurive.
Rezoluta vë në fokus nevojën për parandalimin e dhunës në baza gjinore, forcimin e mekanizmave institucionalë dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave.
Gjattë miratimin e kësaj rezolute nuk morën pjesë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Për pati kritika kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila tha se kjo nuk ka kuptim, raporton rtk.
“Të vijnë këtu e të hedhin akuza e mos me qëndru në sallë për të votuar, kjo për mua nuk ka asnjë kuptim. Gjithsesi secili deputet le ta ketë përgjegjësinë e vetë”, ka deklaruar Haxhiu.

