Miftaraj: Haxhiu për katër vite e shkatërroi sistemin e drejtësisë, tani sulmon Kushtetuesen në emër të patriotizmit

Miftaraj: Haxhiu për katër vite e shkatërroi sistemin e drejtësisë, tani sulmon Kushtetuesen në emër të patriotizmit

Juristi Ehat Miftaraj ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, duke e akuzuar se për katër vite si ministre ka “shkatërruar sistemin e drejtësisë” dhe tani po sulmon Gjykatën Kushtetuese “në emër të patriotizmit”.

“Patriotizmi në kohë paqe dëshmohet sa e respekton shtetin, Kushtetutën, ligjin dhe institucionet e pavarura. Presidentja dhe deputetja Haxhiu, në sinkron dhe koordinim të plotë, ‘patriotizmin’ e tyre e dëshmuan ndaj Gjykatës Kushtetuese”, shkroi Miftaraj.

Ai akuzoi qeverisjen e viteve të fundit për mungesë integriteti, profesionalizmi dhe përvojë, duke thënë se pozitat kyçe po mbahen nga ish-zyrtarë të dështuar ose servilë politikë.

Miftaraj përmendi edhe ngjarjen tragjike në Gjilan, ku tre persona u vranë në mes të ditës, duke e quajtur këtë një tjetër dëshmi të dështimit të shtetit. /Rekordi.net

Share This