Rashica drejt largimit nga Besiktas, kërkohet në Francë dhe Itali

Rashica drejt largimit nga Besiktas, kërkohet në Francë dhe Itali

Sulmuesi anësor i Kosovës, Milot Rashica, raportohet se do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës, me disa klube nga kampionatet kryesore evropiane që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

29-vjeçari mund të largohet nga Besiktas, edhe pse ka edhe një vit të mbetur në kontratë me klubin turk. Mungesa e një roli të qëndrueshëm si titullar në sezonin e fundit ka shtuar gjasat për një transferim të mundshëm.

Sipas mediave turke, , klube nga Ligue 1 dhe Serie A kanë shprehur interes konkret për futbollistin vushtrrias.

E ardhmja e Rashicës te Besiktaci pritet të sqarohet në ditët në vijim, në varësi të vendimeve të trajnerit të ri dhe planifikimeve të klubit për sezonin e ardhshëm.

Gjatë sezonit të fundit, Rashica ka zhvilluar 33 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar dy gola dhe gjashtë asistime.

Share This