
Drita sfidon Shkëndijën në “Fadil Vokrri”, spektakël i garantuar, formacionet zyrtare
Drita do të jetë nikoqire e Shkëndijës së Tetovës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Konferencës.
Dueli po cilësohet si “vëllazëror”, për shkak të marrëdhënies së ngushtë mes dy klubeve dhe dy tifozerive, “Intelektualëve” dhe “Ballistëve”, të cilët kanë paralajmëruar spektakël në tribuna.
Drita aktualisht renditet në pozitën e 13-të me pesë pikë, ndërsa Shkëndija mban vendin e 25-të me katër pikë të grumbulluara.
Të dy skuadrat kanë synime të qarta për të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje.
Trajnerët Zekirija Ramadani (Drita) dhe Jeton Beqiri (Shkëndija) kanë vendosur të zbresin në fushë me formacionet më të mira të mundshme, duke mos kursyer asnjë nga titullarët.
Formacionet zyrtare
Drita: Maloku, Krasniqi, Bejtulai, Pëllumbi, Ovouka, Broja, Ajzeraj, Limaj, Dabiqaj, Sheji, Manaj.
Shkëndija: Gaye, Webster, Cake, Fetai, Trumçi, Alhassan, Ramadani, Latifi, Krasniqi, Spahiu, Tamba.
Ndeshja nis në orën 21:00.


