
Europa League/Roma fiton ndaj Midtjylland, afër kualifikimit
Roma ka shënuar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Midtjylland, në një ndeshje ku dominimi i italianëve ishte i qartë për pjesën më të madhe të takimit.
Neil El Aynaoui hapi rezultatin në minutën e 7-të pas një asistimi perfekt nga Zeki Çelik, ndërsa Roma vazhdoi kontrollin total të lojës deri në fund të pjesës së parë, pavarësisht largimit të detyruar të Manu Kone për shkak dëmtimi.
Danezët patën rastin më të mirë në minutën e 68-të kur Junior Brumado goditi traversën, por Roma reagoi shpejt dhe në minutën e 83-të Stephan El Shaarawy dyfishoi avantazhin pas pasimit të Leon Bailey.
Midtjylland ngushtoi shifrat me Paulinhon në minutën e 87-të, por nuk arriti të ndryshojë rezultatin. Roma mbylli ndeshjen me tri pikë të vlefshme.
Rezultatet:



