
Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Skenderaj
Një mashkull rreth 65 vjeç është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Marinë të Skenderajt.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Sot, rreth orës 16:25, është raportuar se në fshatin Marinë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete një mashkull, rreth 65 vjeç”, ka thënë Zahiti.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Zahiti.

