Laporta: Vendimet më të vështira ishin për Messin, Koeman dhe Xavin

Laporta: Vendimet më të vështira ishin për Messin, Koeman dhe Xavin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për vendimet më të vështira që ka marrë gjatë viteve të fundit, duke theksuar se gjithmonë ka vendosur interesin e klubit mbi gjithçka tjetër.

“Tri vendimet më të vështira që kemi marrë kanë qenë për Messi, Koeman dhe Xavi. Ne kemi vënë interesin e Barcelonës mbi gjithçka. Janë vendime shumë të vështira. Kam ndërhyrë personalisht,” ka deklaruar Laporta.

Ai foli edhe për marrëdhënien mes trajnerit Hansi Flick dhe drejtorit sportiv Deco, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë në projektin sportiv.

“Nuk është e lehtë të krijosh harmoninë midis një drejtori sportiv dhe një trajneri. Ata janë dy persona që kuptojnë futbollin. Kjo pasuron projektin sportiv. Deco dëshiron besim të rinovuar që të mund të vazhdojë punën. Ka lojtarë të rritur në shtëpi dhe lojtarë që vijnë nga jashtë me një formulë që funksionon. Tifozët janë të kënaqur,” shtoi Laporta.

Presidenti theksoi se vendimet e tij gjithmonë kanë synuar të ruajnë stabilitetin dhe të forcojnë projektin sportiv afatgjatë të Barcelonës.

Share This