Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit

Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit

Për herë të 50-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Nga deputetë të pranishëm në sallë, për votuan 53 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Dehari ndërpreu punimet dhe njoftoi se seanca e 51-të do të mbahet të mërkurën më 23 korrik, ora 11:00), raporton rtk.

Share This