
Edhe PSV Eindhoven futet në garë për Armando Brojën
Afati kalimtar i kësaj verë mund të sjellë një tjetër transferim për Armando Brojën.
Tashmë në garë për sulmuesin shqiptar është futur edhe klubi holandez PSV Eindhoven.
Sipas mediave britanike, Chelsea ende nuk ka hapur negociatat konkrete me asnjë skuadër, por interesimi për lojtarin 23-vjeçar është i madh.
Krahas Parmës, Stutgartit dhe Leipzig, tani edhe PSV është shfaqur si opsion i fortë për të ardhmen e Brojës. Klubi nga Eindhoven beson se Broja mund të rilindë në Eredivisie, pavarësisht mungesës së një goli në Premier League që prej shkurtit të vitit 2022.
Drejtuesit e PSV-së vlerësojnë faktin se sulmuesi kuqezi ka përvojë të mëparshme në Holandë, ku në sezonin 2020-2021 u aktivizua me sukses te Vitesse si i huazuar nga Chelsea.
Aktualisht, e ardhmja e Brojës mbetet e hapur, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në javët në vijim.


