
Bashkimi dhe Trepça përballen sërish nesër në një tjetër finale të zjarrtë
Bashkimi dhe Trepça do të përballen sërish nesër mbrëma në Prizren, këtë herë në ndeshjen e katërt të serisë finale të “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
Sfida pritet të jetë shumë interesante dhe me ritëm të lartë, ashtu si gjithë faza finale e kampionatit, e cila ka sjellë duele të forta mes dy skuadrave.
Bashkimi synon fitoren në shtëpi për të ngushtuar serinë finale në 3:1 dhe për të mbajtur gjallë shpresat në luftën për titull.
Nga ana tjetër, Trepça kërkon triumfin që do t’i siguronte titullin kampion për herë të tretë radhazi në Superligën e Kosovës.
Ndeshja mes prizrenasve dhe mitrovicasve fillon në orën 19:30.

