Barcelona pa trajnerin Flick në ‘El Clasico’

Barcelona pa trajnerin Flick në ‘El Clasico’

Trajneri Hansi Flick nuk do ta udhëheq Barcelonën në ndeshjen “El Clasico” kundër Real Madridit për shkak të suspendimit.

Flick u përjashtua në fitoren e Barcelonës 2:1 ndaj Gironas pas dy kartonëve të verdhë dhe do të mungojë në derbin e së dielës.

Federata e Futbollit të Spanjës, ka konfirmuar mungesën e Flickut në “El Clasico” pasi ka refuzuar apelimin e klubit të Barcelonës.

Kështu që, Flick ndeshjen “El Clasico” që luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” nga ora 16:15, do ta shikojë nga tribunat.

Kjo përballje i takon xhiros së dhjetë të La Ligas, ku prinë Reali në tabelë me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona që renditet e dyta.

Share This