Ballkani fiton derbin ndaj Dritës, Llapi triumfon në Klinë, kjo është tabela  

Ballkani fiton derbin ndaj Dritës, Llapi triumfon në Klinë, kjo është tabela  

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.

Ballkani ka fituar derbin ndaj Dritës, me rezultat 3-0, të dielën në Suharekë.

Vetëm tre minuta pas nisjes së ndeshjes, vendasit kaluan në epërsi përmes golit spektakolar të sulmuesit Bleart Tolaj, i cili shënoi për 1-0. Dominimi i Ballkanit vazhdoi, dhe në minutën e 35-të mbrojtësi Arbër Potoku shënoi golin e dytë, duke thelluar avantazhin. Drita pati një rast të mirë në pjesën e parë, por goditja e Blerim Krasniqi përfundoi në shtyllë.

Në pjesën e dytë, gjilanasit krijuan disa raste të rrezikshme, por pa mundur të gjenin rrjetën. Në minutën e 79-të, Ballkani i dha goditjen përfundimtare Dritës, kur Almir Kryeziu shfrytëzoi një asistim fantastik nga Giovanni Ribeiro dhe shënoi për 3-0.

Pas kësaj fitore, Ballkani rikthen në krye të tabelës me 42 pikë, aq sa ka edhe Drita.

Fitore të jetë të rëndësishme ka arritur Llapi që në udhëtim munid Dukagjini me rezultatin 2-1.

Llapi nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe vetëm dy minuta lojë mjaftuan për të kaluar në avantazh. Mesfushori Arbnor Ramadani dha një asistim magjik për sulmuesin Edon Sadriu, i cili shënoi për 0-1.

Dukagjini pati mundësinë për të barazuar rezultatin në minutën e 13-të, por sulmuesi Altin Mërlaku dështoi nga penalltia, duke goditur shtyllën. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të mysafirëve, 0-1.

Në pjesën e dytë, vendasit reaguan dhe gjetën golin e barazimit, kur Hekuran Berisha realizoi nga një pozicion i favorshëm për 1-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej me barazim, Edon Sadriu riktheu heroizmin duke dhuruar një asistim fantastik për Ademi, i cili shënoi golin e fitores për 1-2.

Me këtë fitore, Llapi ngjitet në pozitën e shtatë me 29 pikë, ndërsa Dukagjini qëndron në të gjashtin me 33 pikë.

Share This