Avdullah Hoti akuzon qeverinë për krizën energjetike: “Kryeministri po detyron bizneset të blejnë energji më shtrenjtë”

Avdullah Hoti akuzon qeverinë për krizën energjetike: “Kryeministri po detyron bizneset të blejnë energji më shtrenjtë”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për, siç e ka cilësuar ai, menaxhimin e dobët të sektorit energjetik në vend.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se një varg vendimesh të qeverisë aktuale e kanë futur Kosovën në krizë energjetike, duke përmendur anulimin e termocentralit të ri, mungesën e investimeve në kapacitete të reja dhe anulimin e projektit të gazit të paraparë me Marrëveshjen e Uashingtonit.

“Sot, ky kryeministër përdor policinë për t’i shkëputur bizneset nga energjia që prodhohet me thëngjillin e Kosovës. Pse gjithë ky entuziazëm për t’i detyruar bizneset të blejnë energji disa herë më shtrenjtë, pa pasur kushte për treg të hapur dhe konkurrues?!”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se pas këtyre vendimeve, bizneset janë lënë në mëshirën e çmimeve të larta dhe pa siguri energjetike, duke ngritur pyetjen se si u lejua që situata të përkeqësohej deri në këtë nivel.

 

Share This