Rama paralajmëron Task Forcë për qëndrueshmërinë e bizneseve në Prishtinë

Rama paralajmëron Task Forcë për qëndrueshmërinë e bizneseve në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti do të ndërmarrë hapa urgjentë për të themeluar një Task Forcë për Qëndrueshmërinë e Bizneseve, e cila do të vlerësojë dobësitë energjetike dhe do të propozojë zgjidhje lokale për krizën e krijuar.

Rama tha se kjo nismë do të përfshijë edhe lehtësime tatimore të përkohshme dhe grante emergjente për bizneset më të prekura nga tranzicioni në tregun e liberalizuar të energjisë.

Ai përmes një postimi në Facebook-ut, i ka bërë thirrje Qeverisë që të zbatojë një fazë kalimtare për t’i dhënë bizneseve kohë të përshtaten dhe të sigurojnë kontrata të drejta, duke pezulluar ndërkohë kërcënimet për shkëputje.

“Mënyra dhe ritmi i zbatimit të liberalizimit të tregut të energjisë po vendos barrë të padrejtë mbi shtyllën kurrizore të ekonomisë. Qeveria duhet të angazhohet në dialog me komunat, odat ekonomike dhe bizneset për të bashkëkrijuar një rrugë të qëndrueshme përpara,” ka shkruar Rama.

Ai shtoi se Prishtina do të eksplorojë gjithashtu bashkëpunime energjetike komunale dhe nisma për energji të ripërtëritshme, për të ulur varësinë nga tregjet e paqëndrueshme.

Share This