
Arsenali triumfon në “Old Trafford”, mposht Manchester United
Arsenali ka nisur me fitore sezonin e ri në Premier League, duke mposhtur Manchester United në “Old Trafford” me rezultat minimal 0-1, shkruan Rekordi.net.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 13-të nga Riccardo Calafiori, i cili vulosi suksesin e “topçinjve” në transfertë.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha angleze, ka dhuruar një superndeshje, anipse u shënuan vetëm një gol.
Me këtë fitore, Arsenali merr tre pikët e para të sezonit, ndërsa United mbetet pa pikë pas javës së parë. /Rekordi.net


