Spanja “fluturon” edhe pa krahë, mposht Perunë në mbi 2000 metra lartësi pa Yamal dhe Williams

Spanja “fluturon” edhe pa krahë, mposht Perunë në mbi 2000 metra lartësi pa Yamal dhe Williams

Spanja e De La Fuente-s “fluturon” edhe pa krahë. Mungesa e lojtarëve si Lamine Yamal dhe Nico Williams nuk kanë penguar iberikët që të fitojnë 3-1 miqësoren me Perunë.

Takimi i zhvilluar në qytetin e Puebla-s të Meksikës, i cili ndodhet në mbi 2000 metra lartësi, nuk kishte histori.

Spanja hapi llogarinë që në minutën e dytë falë një goditeje të fortë të Mikel Oyarzabal nga hyrkja e zonës. Pas më shumë se 30’ lojë Pedri shënoi edhe golin e dytë pasi shoqëroi topin në portën e boshatisur pas një pasimi të Ferran Torres.

Spanja shënoi edhe golin e tretë në pjesën e dytë falë Yeremy Pino, i cili detyroi portierin Pedro Gallese që të gabonte. Ndërsa për Perunë autori i golit të vetëm ishte Jairo Velez.

Botërori 2026 nis të enjten në mbrëmje ndërsa kampionët e botës në 2010-ën do të nisin fushatën e tyre me 15 qershor në një ndeshje përballë Kepit të Gjelbërt.

Share This