
Shqiptarët i dhurojnë fitoren Baselit në duelin e Ligës së Evropës ndaj Stuttgartit, të gjitha rezultatet
Baseli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Stuttgartit në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës.
Një gabim fatal i mbrojtjes gjermane në minutën e tretë iu kushtoi rëndë atyre, me Alban Ajetin që realizoi me qetësi për rezultatin 1-0.
Baseli pati një tjetër mundësi të artë shënimi për të dyfishuar shifrat në minutën e 18-të me anë të Jeremy Agbonifo, por goditja e tij u ndal nga shtylla e djathtë.
Mysafirët e Stuttgartit patën mundësinë që të barazonin gjithçka në minutën e 36-të me anë të Ermedin Demirovic, por ai dështoi të shënojë nga penalltia.
Për të mbyllur çështjen e fituesit u përkujdes Moritz Broschinski, i cili në minutën e 84-të realizoi për 2-0 pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.
Kjo ishte fitorja e parë për Baselin këtë edicion në Ligën e Evropës, pasi në xhiron hapëse kishin pësuar me rezultat 2-1 nga Freiburgu, transmeton telegrafi.
Të gjitha rezultatet e Europa League:



