
Arsenali një hap më afër titullit, mposht Burnley-t
Arsenal ka bërë një tjetër hap të madh drejt fitimit të titullit në Premier League, pasi mposhti minimalisht 1-0 skuadrën e Burnley në javët vendimtare të sezonit.
Heroi i takimit ishte Kai Havertz, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes dhe i dha “Topçinjve” tri pikë shumë të vlefshme në garën për titull.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta dominoi pjesën më të madhe të sfidës, por hasi vështirësi për të thyer mbrojtjen mysafire. Rasti i parë serioz erdhi nga Leandro Trossard, i cili goditi shtyllën me një goditje të fortë nga distanca.
Në anën tjetër, Eberechi Eze provoi të rrezikonte për Burnleyn, por pa sukses.
Goli vendimtar erdhi pas një goditjeje nga këndi, ku Havertz u gjend më së miri në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë me kokë. Asistues në gol ishte Bukayo Saka, i cili regjistroi asistimin e tij të 50-të në Premier League.
Në pjesën e dytë, Arsenali vazhdoi të kërkonte golin e sigurisë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi 1-0 për Arsenalin, që tashmë shton presionin mbi Manchester City në garën për titull. Çdo hap fals i kampionëve në ndeshjen e ardhshme mund t’ia hapë rrugën Arsenalit drejt trofeut të parë kampion pas 22 vitesh.
Ndërkohë, Burnley mbetet në pozitë shumë të vështirë dhe rrezikon të mbyllë sezonin me një rekord negativ të klubit për numrin më të ulët të fitoreve në elitën e futbollit anglez. /Rekordi.net

