Formimi i institucioneve, Konjufca: Ka gatishmëri nga LDK, PDK dha qëndrime të vjetra

Formimi i institucioneve, Konjufca: Ka gatishmëri nga LDK, PDK dha qëndrime të vjetra

Zëvendësministri në detyrë, Glauk Konjufca është deklaruar lidhur me procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Gjatë një konference për media, Konjufca deklaroi se gjatë takimeve me PDK-në, sipas tij, u shprehën qëndrime të vjetra që janë parë më herët, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa sa i përket LDK-së, Kojnufca tha se këndvështrimi i VV-së është se kjo parti ka vullnet më të madh për ta tejkaluar situatën në të cilën ndodhet Kosova.

“Ka gatishmëri më të lartë nga LDK, dhe mendoj që opsionet që dalin në tavolinë për arritjen e një marrëveshje, janë në përpjestim me vullnetin. Sa më i madh vullneti politik, sa më i madh gatishmëria për bashkëpunim, edhe më shumë rritet numri i opsioneve për me gjet zgjidhje, për përgjegjësitë e ndryshme, se si ndahet ajo”, tha Konjufca.

Share This