Arrestohen dy shtetas serbë në Koshare

Arrestohen dy shtetas serbë në Koshare

Pasditen e sotme në Koshare të Gjakovës janë arrestuar dy shtetas serbë.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e fshatit Batushë të Gjakovës.

Sipas dëshmitarëve okularë, disa çiklistë kanë vërejtur një veturë me targa të Serbisë (SJ-032-IT) dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Gjakovës. Policia ka reaguar me shpejtësi, duke u nisur drejt fshatit Koshare, ku edhe ka arrestuar dy personat e dyshuar, shtetas të nacionalitetit serb.

Arrestimi është kryer në fshatin Batushë, ndërsa sipas burimeve të gazetës “Epoka e Re”, të dyshuarit aktualisht ndodhen në stacionin policor të Gjakovës.

Ndërkohë, automjeti i tyre është tërhequr me automjetin “marimangë” dhe është dërguar për në Gjakovë.

Share This