
Arifi tallet me Kurtin: ‘Dallime’ me Amerikën kanë Putini, Xi dhe Kim Jong Un
Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili të premten ka thënë se ka disa dallime me Amerikën.
Ai ia ka rikujtuar të Kurtit se kush prej liderëve kanë dallime me ShBA-në.
Arifi ka shkruar në “Faceboook” se dallime me Amerikën kanë vetëm presidentin i Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut.
“‘Dallime’ me Amerikën, përveç Kurtit, ka vetëm Putini, Xi dhe Kim Jong Un! O Zot, kush ka mbet me pas ‘dallime’ me Amerikën!”, ka shkruar Arifi.


