Ambasada Amerikane:`Defender 25` tregon forcën e partneritetit SHBA–FSK

Ambasada Amerikane:`Defender 25` tregon forcën e partneritetit SHBA–FSK

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë thënë se ushtrimi i udhëhequr nga Ushtria Amerikane, DEFENDER 25, po demonstron forcën e bashkëpunimit mes SHBA-së, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Aleatëve të NATO-s.

Në postimin e Ambasadës Amerikane në Facebook theksohet se “DEFENDER 25”, tregon aftësinë e Ushtrisë Amerikane për të dislokuart shpejt dhe për të bashkëpunuar me aleatët nga Arktiku deri në Mesdhe dhe Detin e Zi, duke dëshmuar përkushtimin e SHBA-së ndaj NATO-s dhe fuqinë e partneritetit.

“Për herë të parë në Kosovë po zhvillohet një seli komandimi në nivel divizioni, me 180 persona nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë së Pensilvanisë që mbikëqyr katër brigada multinacionale”.

“Mbi 960 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke u trajnuar së bashku me forcat amerikane dhe partnerët nëpër Evropë, duke treguar rolin gjithnjë në rritje të Kosovës në sigurinë rajonale dhe globale”, thuhet mes tjerash në njoftim, raporton rtk.

Në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Babaj të Bokës, si pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”, sot mori pjesë edhe e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Anu Prattipati, Komandanti i Divizionit të 28-të Gjeneralmajor Michael Wegscheider dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s Gjeneralmajor Stephen Osborn.

Share This