Ahmeti nderon dëshmorët e Prilepit të Deçanit në përvjetorin e Epopesë

Ahmeti nderon dëshmorët e Prilepit të Deçanit në përvjetorin e Epopesë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, në përvjetorin e 28-të të Epopesë së Dukagjinit, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në fshatin Prilep të Deçanit.

Ahmeti tha se ky vend mbart kujtesë, sakrificë dhe dinjitet kombëtar.

Ai shtoi se pikërisht në Prilep prehet edhe Shpend Mazrekaj, dëshmor i luftës në Maqedoni.

“Ai mbetet dëshmori i parë i rënë nga viset shqiptare jashtë Maqedonisë, duke simbolizuar unitetin e idealit tonë kombëtar për liri dhe barazi. Nderimi për dëshmorët nuk është vetëm kujtesë për të kaluarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen. Sakrifica e tyre na obligon të vazhdojmë rrugën me përkushtim, duke ruajtur vlerat për të cilat ata dhanë gjithçka”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Share This