
Triumfi i Abdixhikut në LDK, vjen reagimi i Vjosa Osmanit: Disa fitore bëhen frymëzim
Vjosa Osmani ka reaguar pasi Lumir Abdixhiku i mbijetoi kërkesës për shkarkimin e tij në Kuvendin e partisë.
Osmani ka thënë se jo çdo fitore është e zakonshme, por disa fitore bëhen frymëzim.
Një nga këto fitore, Osmani e quajti edhe këtë të Abdixhikut, transmeton GE.
“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre”, ka thënë ajo.

