
Abraham drejt bashkimit me Solskjaer te Besiktas
Ish-sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham, është shumë pranë transferimit te gjigantët turq të Besiktas, ku do të bashkohej me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, raporton “Fanatik”.
27-vjeçari pritet të transferohet fillimisht në formë huazimi me mundësi blerjeje, pasi nuk bën pjesë në planet e Romës.
Sezonin e kaluar, ai ishte huazuar te AC Milan, por me pak minuta në dispozicion.
Abraham regjistroi 10 gola dhe 7 asistime në 45 ndeshje, me gjithsej 1757 minuta të luajtura.
Besiktas po punon për largimin e Ciro Immobile, për t’i hapur rrugë transferimit te Abraham.
Ndërkohë, lojtari ka kërkuar garanci se do të jetë sulmuesi titullar në skuadër.


