Stuhia në Prishtinë, raportohet për dëme materiale

Stuhia në Prishtinë, raportohet për dëme materiale

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka njoftuar për dëmet e shkaktuara nga stuhia që goditi kryeqytetin para pak orësh.

Sipas njoftimit, stuhia shkaktoi rrëzimin e disa drunjve në Rrugën Rexhep Luci dhe në Ulpianë, ndërsa paralelisht janë raportuar edhe disa zjarre fushore në Hajvali dhe në lokacione të tjera të kryeqytetit.

Në terren kanë dalë menjëherë Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet emergjente të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, si dhe Policia e Kryeqytetit, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi për të menaxhuar situatën.

Nga Komuna e Prishtinës është theksuar se siguria e qytetarëve mbetet prioritet, duke falënderuar ekipet emergjente për reagimin e tyre profesional dhe për bashkëpunimin e qytetarëve gjatë kësaj situate.

Share This