
Përparim Rama prezanton projektet e realizuara në Hajvali
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njëherësh kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një mandat të dytë në krye të kryeqytetit, ka prezantuar disa nga projektet e realizuara në lagjen Hajvali.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se puna e tij dhe e ekipit të Komunës nuk do të ndalet, duke theksuar se synimi është që Prishtina të shkojë përtej të zakonshmes.
“Këto janë vetëm disa nga projektet që kemi realizuar në Hajvali.💙
Puna dhe vizioni ynë nuk ndalen këtu, sepse bashkë, Prishtinën e çojmë përtej të zakonshmes…”, shkroi Rama.
Aktualisht, Rama po zhvillon fushatën për zgjedhjet lokale, duke prezantuar projektet dhe vizionin e tij për mandatin e ardhshëm në kryeqytet.


