
Radoniqi: 7 qershori data më e favorshme për KQZ-në
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se data 7 qershor mbetet më e favorshme për institucionin që ai udhëheq, në kuadër të organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar që data e zgjedhjeve mund të jetë 31 maj ose 7 qershor. Për mendimin tonë është 7 qershori, por le t’i mbetet presidentes të vendosë”, tha ai para mediave, raporton rtk.
Ai tha se data do të përcaktohet më vonë, ndërkaq ka kërkuar që të ketë sa më shumë kohë në mënyrë që KQZ të përgatitet për zgjedhjet e parakohshme.
Radoniqi tha se buxheti i zgjedhjeve parashihet të jetë i njëjtë sikurse zgjedhjet e kaluara.
“Çështja e buxhetit është diskutuar në KQZ, po besoj do të jetë përafërsisht si në zgjedhjet e kaluara. Sa i përket datës kemi kërkuar sa më shumë kohë që të ketë për përgatitje”, ka thënë ai.

