
Liverpool-i pranon ofertën, Diaz drejt Bayern-it
Luis Diaz raportohet se është vetëm një hap larg transferimit te Bayern Munich.
Liverpool ka konfirmuar se ka liruar kolumbianin nga turneu aziatik, për t’i dhënë mundësinë të kompletojë kalimin e tij në “Allianz Arena”.
Sipas mediave britanike dhe gjermane, Bayern ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për shumë 75 milionë eurosh, ndërsa vetë lojtari ka pranuar kushtet personale të kontratës.
Diaz pritet të mbërrijë në Munih në orët në vijim për të kryer vizitat mjekësore, përpara se të nënshkruajë zyrtarisht.
Një epokë e re për kolumbianin
Luis Diaz iu bashkua Liverpoolit në vitin 2022 nga Porto, për shumën rreth 45 milionë euro. Në sezonin e fundit, ai zhvilloi sezonin më të mirë në karrierë, duke shënuar 17 gola në të gjitha garat.
Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e kampionëve të Gjermanisë, të cilët synojnë ta përfshijnë në projektin e ri të trajnerit Vincent Kompany.
Mbyllja e marrëveshjes
Bayern shpreson ta finalizojë zyrtarisht transferimin brenda 48 orëve. Me largimin e Diaz, Liverpool mund të rikthehet në treg për të përforcuar krahët e sulmit, ndërsa për Bayernin, kjo është një tjetër goditje e rëndësishme në afatin kalimtar të kësaj verë.


