
New York Knicks eliminojnë kampionët, dominim total ndaj Celtics
New York Knicks kanë shkruar histori mbrëmjen e kaluar në “Madison Square Garden”, duke eliminuar kampionët në fuqi të NBA, Boston Celtics, në ndeshjen e gjashtë të serisë dhe duke siguruar një vend në finalen e Konferencës së Lindjes pas plot 25 vitesh pritje.
Në një ndeshje ku dominimi ishte i pakontestueshëm, Knicks fituan me rezultatin 119-81, duke mbyllur serinë me shifrat 4-2. Boston rezistoi vetëm në periodën e parë, por më pas vendasit morën kontrollin total të sfidës.
Ylli i zakonshëm i Knicks, Jalen Brunson, udhëhoqi ekipin me 23 pikë, ndërkohë që një performancë të trefishtë dha Josh Hart me 10 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime, duke qenë një nga shtyllat e fitores së madhe.
Të gjithë titullarët e Knicks përfunduan me pikë dyshifrore, dëshmi e një performance të balancuar dhe dominimi të plotë ndaj skuadrës së Bostonit, e cila nuk arriti të reagojë.
Rezultati final:
New York Knicks – Boston Celtics 119-81
Seria: 4-2 në favor të Knicks
Knicks tani fluturojnë drejt finales së Lindjes, aty ku do të kërkojnë të vazhdojnë ëndrrën për titullin që u mungon prej dekadash.


