
Kryesia e PDK miraton kandidaturat për kryetarë komunash, në Drenas garon me Petrit Hajdarin, bie Ramiz Lladrovci
Kruesia e Partisë Demokratike të Kosovës njofton se ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është miratuar edhe lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave.
Kryesia e PDK-së, thekson se lista përfundimtare ka 31 kandidatë për kryetarë të komunave, nga ku zyrtarizohet se Ramiz Lladrovci nuk do të jetë kandidat për kryetar të Drenasit, por në vend të tij besimin e partisë e ka marrë Petrit Hajdari.


