Hamza pret ambasadoren izraelite Tamar Ziv, diskutohet forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Izrael

Hamza pret ambasadoren izraelite Tamar Ziv, diskutohet forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Izrael

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Në një njoftim për media, PDK bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Hamza falënderoi ambasadoren Ziv për mbështetjen e vazhdueshme që Izraeli i ka dhënë Kosovës, si dhe për angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve miqësore dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka theksuar Hamza, thuhet në njoftim.

Share This