
‘Nuk lejon ndihmat të hyjnë në Gazë’-Netanyahu: OKB po gënjen për Izraelin
Gjatë një vizite në Bazën e Forcave Ajrore Ramon në shkretëtirën Negev, kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli duhet të lejojë furnizimet në Gazë pa marrë parasysh se si shkon lufta.
“Ne do të eliminojmë Hamasin. Për të përfunduar këtë qëllim, dhe gjithashtu lirimin e pengjeve tona, ne po përparojmë në luftime dhe negociata. Në çdo rrugë që zgjedhim, do të duhet të vazhdojmë të lejojmë hyrjen e furnizimeve minimale humanitare. Ne e kemi bërë këtë deri më tani”, tha Netanjahu.
Javën e kaluar, në mes të akuzave se Izraeli po kryen gjenocid në Gazë përmes urisë Netanyahu rriti në mënyrë drastike sasinë dhe kanalet e ndihmës që hynin në Gazë, një largim i mprehtë i politikës së Izraelit që prej muajit mars.
Kryeministri akuzoi gjithashtu OKB-në se po gënjen për Izraelin: “OKB thotë se ne nuk po lejojmë që furnizimet humanitare të hyjnë në Gazë, por në fakt ndodh e kundërta. Ka konvoje të siguruara. Por sot është zyrtare. Nuk do të ketë më justifikime. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, do të vazhdojmë të veprojmë derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona të luftës — deri në fitoren e plotë.” /rtsh/

