Kampioni i Shqipërisë kundër Breidablik nis misionin në ‘Champions’

Kampioni i Shqipërisë kundër Breidablik nis misionin në ‘Champions’

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, zbret sot në mbrëmje në fushë për të nisur sezonin e ri ku do të përballet me Breidablik në fazën e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Përballja mes kampionëve të Shqipërisë dhe islandezëve nis në orën 21:00 ndërsa takimi i është besuar Antoni Bandic.

Gjatë fazës përgatitore ekipi i Egnatias ka fituar ndeshjen përballë Farul Constantas me shifrat 1-0. Ndërsa përballë Breidablik, kjo do të jetë përballja e parë mes dy ekipeve.

Gjatë konferencës për shtyp trajneri i Egnatias, Tetova u shpreh optimist për duelin.

“Mendoj se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Them shumë mirë, pasi në përgatitje gjithmonë nuk duhet të kesh lëndime, dhe ne lëndime nuk kemi pasur. Përveç Bakajkos, i cili është kthyer në grup gjithsesi dhe do të jetë i gatshëm”, tha ai.

Share This