Alarm te Barcelona, Lamine Yamal rrezikon të humbasë “El Clasicon” ndaj Real Madridit

Alarm te Barcelona, Lamine Yamal rrezikon të humbasë “El Clasicon” ndaj Real Madridit

Barcelona është përballur me një lajm shqetësues vetëm pak ditë para “El Clasico”-s.

Klubi katalanas njoftoi se ylli i ri i skuadrës, Lamine Yamal, po vuan nga një lëndim, duke vënë në dyshim praninë e tij në supersfidën ndaj Real Madridit.

Trajneri Hansi Flick konfirmoi se situata nuk është e lehtë dhe ekziston mundësia se spanjolli mund të mbetet jashtë.

“Nuk e di nëse Lamine Yamal do të jetë gati për El Clasicon. Është një dëmtim i komplikuar, nuk mund të thuash nëse do të mungojë 2, 3 apo 4 javë. Do ta marrim hap pas hapi”.

 Flick shtoi se lojtari është disi më mirë se një ditë më parë, por ende jo plotësisht i gatshëm: “Nëse një lojtar nuk është mirë, nuk luan. E thjeshtë”.

Nëse mungesa e Yamal konfirmohet, Barcelona do të humbasë një nga armët e saj më të rrezikshme për përballjen me rivalët historikë të Real Madridit, transmeton telegrafi.

Përballja e zjarrtë mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet më 26 tetor në “Santiago Bernabeu”, me fillim nga ora 21:00.

Share This