
Nagavci: Me LDK-në s’kemi pasur marrëveshje në parim apo dakordim për pozita
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka pasur marrëveshje në parim apo dakordim për pozita të caktuara institucionale.
Në një konferencë për media pas mbledhjes në Kuvend, Nagavci e ka cilësuar takimin e parë ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, si konstruktiv dhe shpresëdhënës.
“S’ka marrëveshje në parim. Ka pasur një takim të parë, i cili, siç është bërë e ditur, ka qenë në mënyrë konstruktive e shpresëdhënëse. S’ka pasur dakordim për pozita të caktuara”, ka thënë Nagavci.

