Tahiri: Aleanca s’do hise në qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

Tahiri: Aleanca s’do hise në qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk synon të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme dhe as të marrë poste institucionale, por është e gatshme të ndihmojë në konstituimin e institucioneve të reja nëse merren parasysh kërkesat e saj.

Tahiri ka thënë se AAK-ja ka një qëndrim të qartë publik kundër përfshirjes në Qeveri, ndërsa ka paralajmëruar se partia nuk dëshiron që Kosova të hyjë në një tjetër cikël zgjedhor.

“Jemi të vetmit që kemi një pozicion publik në raport me konstituimin. S’duam të jemi pjesë e Qeverisë, s’të marrim as hise, as privilegj, asnjë pozitë në Qeveri. Mirëpo, ne e njohim rrezikun që Kosova të përfundojë nga një cikël zgjedhor në një cikël tjetër. E shohim si rrezik të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se AAK-ja ka paraqitur gjashtë pika, të cilat, sipas tij, nuk lidhen me interesat e partisë, por me të ardhmen e Kosovës.

“Ne kemi thënë, s’duam zgjedhje, por për t’i konstituuar institucionet, ne kemi gjashtë pika. Ato s’lidhen me Aleancën. Ndërlidhen me Kosovën”, ka deklaruar Tahiri.

Deputeti i AAK-së ka paralajmëruar se, nëse kërkesat e partisë nuk merren parasysh, ajo nuk do të mbështesë një marrëveshje që e sheh si të papërshtatshme.

Share This