
Fiorentina kërkon Asllanin, shqiptari për momentin s’mendon të largohet nga Interi
Stefano Pioli kërkon një mesfushor qendre në Firence dhe drejtuesit e Fiorentinës kanë menduar që të nisin kontaktet me Interin për të mësuar diçka më shumë rreth të ardhmes së Asllanit.
Në këtë drejtim zikaltrit janë gati që të futen në bisedime pasi prej kohësh kanë menduar se zgjidhja më e mirë për shqiptarin është që të transferohet diku ku mund të ketë më shumë minuta loje në dispozicion.
Sipas medieve italiane pengesë po bëhet vetë lojtari. Disa gazetarë të ndryshëm në Itali kanë raportuar se Kristjan Asllani për momentin nuk po mendon për të ardhmen dhe aq më pak të largohet nga “San Siro”.
Fakti se pas finales së Champions-it, Interi ka ndryshuar trajner mund të jetë motivi që fshihet pas hezitimit të mesfushorit, i cili mendon se me Kivun në stol mund të ketë më shumë shanse për të luajtur me zikaltrit.