
Sot përpjekja e 21-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 21-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.
Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për të vazhdimin e 21 me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe të premten ka dështuar përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sërish nuk u arrit të formohet komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Kryesuesi i seancës kërkoi serish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që ta bëjnë këtë. Propozime nuk pati.
Kryesuesi procedoi me votimin e komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, për të cilin votuan 53 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.
Derisa dështimi për konstituimin e Kuvendit po përsëritet, partitë politike vazhdojnë të kritikojnë njëra-tjetrën për bllokadën politike, raporton rtk.