
Ronaldinho: Është e vështirë për mua të them se Messi është më i miri në histori
Legjenda braziliane, Ronaldinho ka shpjeguar pse ish-bashkëlojtari i tij, Lionel Messi nuk është më i miri në historinë e futbollit.
Për shumë kë ylli i Inter Miamit është padyshim futbollisti më i mirë ndonjëherë që ka luajtur futboll.
Por, ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, Ronaldinho ka dyshimet e veta dhe nuk mund ta cilësoj si të tillë.
Fituesi i Topit të Artë të vitit 2005, tregoi se kush beson se është futbollisti më i madh në histori.
“Ka Diego Maradona, Pele, Ronaldo. Është e vështirë për mua të them se Messi është më i miri në historinë e futbollit”.
“Mund të them vetëm se ai është lojtari më i mirë i epokës së tij”, ka thënë Ronaldinho.