Kupa e Afrikës/ Senegali kalon në gjysmëfinale, eliminon Malin me golin e Ndiaye

Kupa e Afrikës/ Senegali kalon në gjysmëfinale, eliminon Malin me golin e Ndiaye

Kupa e Afrikës ka hyrë tashmë në fazën më të nxehtë të saj. Senegali është skuadra e parë gjysmëfinaliste e këtij kompeticioni. Në çerekfinale Koulibaly me shokë mundën Malin me rezultatin minimal, 1-0.

Mali luajti në inferioritet numerik gjatë gjithë pjesës së dytë, pas ndëshkimit me karton të kuq (dy të verdhë) të Bissouma në fundin e pjesë së parë. Ndeshja u vendos nga një gol i sulmuesit të Everton, Ndiaye, në minutën e 27-të.

Në gjysmëfinale Senegali do të ndeshet me fituesin e çiftit Egjipt-Bregu i Fildishtë.

Share This