
FIFA pezullon Kongon dhe Pakistanin nga të gjitha garat
FIFA njoftoi në një deklaratë zyrtare se ka pezulluar Federatën e Futbollit të Kongos dhe Federatën e Futbollit të Pakistanit në dritën e rrethanave serioze që prekin të dyja shoqatat.
Sipas këtij njoftimi, vendimi ka ardhur për shkak të “ndërhyrjes së padrejtë të palëve të treta në punët e organizatës”, ndërsa në rastin e dytë vendimi ka ardhur për shkak se organizata “nuk ka bërë një rishikim të statutit të PFF-së, i cili do të garantonte zgjedhje të drejta dhe demokratike për udhëheqjen e saj”.
Prandaj, si ekipet e klubeve ashtu edhe kombëtaret nuk do të mund të marrin pjesë në turne nën organizimin e FIFA-s dhe të konfederatave përkatëse kontinentale, derisa të korrigjohen situatat përkatëse.