Kurti dje kërkoi bisedime me Hamzën e Abdixhikun për nënkryetarët, seanca për zgjedhjen e tyre nesër në 11:00

Kurti dje kërkoi bisedime me Hamzën e Abdixhikun për nënkryetarët, seanca për zgjedhjen e tyre nesër në 11:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive që u caktua për nesër nga ora 11: 00.

Në rend dite është vetëm një pikë: Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në seancën e djeshme nuk u arrit pajtim mbi mënyrën e votimit të nënkryetarëve, prandaj kryetarja e porsazgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vendosi të shtyjë seancën për të premten.

Lëvizja Vetëvendosje dje tha se nuk do t’i votojë nënkryetarët e propozuar nga PDK dhe LDK, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, ndërsa kreu i saj, Albin Kurti, më pas tha se ka kërkuar takim për këtë çështje me krerët e dy partive tjera, Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku.

Seancat po mbahen jashtë afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, i cili skadoi më 7 gusht. /GE/

Share This