Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballjen me zjarret, Maqedonci: Të gatshëm të kontribuojmë

Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballjen me zjarret, Maqedonci: Të gatshëm të kontribuojmë

Kosova do t’i ofrojë ndihmë Shqipërisë dhe Malit në Zi në luftën me zjarret. Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetje me kapacitetet që ka në dispozicion.

Kosova është e gatshme të kontribuojë në mbështetje të autoriteteve përkatëse, nëse një ndihmë e tillë vlerësohet e nevojshme, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se në situata të tilla solidariteti dhe bashkëpunimi kanë rëndësi të veçantë.

Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të Republikës mbeten të gatshme të ofrojnë mbështetje dhe të kontribuojnë aty ku kapacitetet tona mund të jenë të dobishme”, ka thënë Maqedonci.

Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 29 vatra zjarri në vend, prej të cilave 11 vijojnë aktive, 3 janë në monitorim dhe 4 janë nën kontroll. Për përballimin e situatës janë angazhuar 249 efektivë të MZSH-së, 48 forca policore, 233 forca bashkiake, të AdZM-së, Shërbimit Pyjor dhe ASHP-së, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura. /rtsh/

Share This